“Videoja është bërë në Algjeri”, Rama kërkon ndjesë: Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital!

schedule18:46 - 21 Mars, 2020

schedule 18:46 - 21 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje për videon e postuar pasditen e kësaj të shtune ku thoshte se është bërë në Spanjë, thekson se i ishte dërguar nga një mik i tij në Itali.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kërkon ndjesë për saktësinë dhe thekson faktin ka rënë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”.

Postimi i Plotë:

? Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”??

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!