Videoja ekskluzive nga atentati në Shëngjin, Artan Hoxha: Silenciatori u bllokua, autorët qëlluan haptazi, e ndoqën “shënjestrën” 20 km

schedule21:15 - 15 Shtator, 2020

schedule 21:15 - 15 Shtator, 2020

Abc News publikoi mbrëmjen e sotme një video ekskluzive nga atentati që iu në gusht Besnik Recit nga dy persona, që e ndoqën me motor, por fatmirësisht plumbat nuk kapën as atë dhe as familjen e tij. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në Abc News mbrëmjen e sotme dha detaje të reja nga ngjarja.

Ai tha se autorëve u është bllokuar armë e parë me silenciator, ndërsa më pas përdorën tjetrën pa silenciator të qetë dhe të pa shqetësuar në mes të ditës. Hoxha tha se  Besnik Reci nuk është marrë në mbrojtjen e policisë pavarësisht se cfarë ndodhi.

Ngjarja është një atentat i dështuar, nuk arritën ta eliminonin. Në 15 gusht në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, pasi kishte mbaruar plazhi, aty krijohet një radhë e madhe makinash, familja Reci u godit.

Për shkak të trafikut të rënduar, Reci nuk iku për në Laç, por iku për në Shkodër, autorët e ndoqën. Ka qenë një skemë filmash. Një automjet që ecën me shpejtësi ku ndodhet një familje dhe një motor ku ndodhen dy persona që këmbëngulin për ta ekzekutuar.

Lexo edhe: Abc News publikon videon ekskluzive nga atentati në mes të ditës në Shëngjin

E kanë ndjekur për 20 km, deri kur Besnik Reci i ka bërë me shenjë policisë. Në Shkodër shkoi policia e Lezhës dhe e mori. Ai ka dashur që deklarimin ta bëjë në Shkodër. Autorët janë zhdukur pa gjurmë.  Nuk rezulton person problematik, ka një lokal, është familjar.

https://www.youtube.com/watch?v=UCDk7jTHEJM&feature=youtu.be

Personi në fjalë vijon jetën normalisht, nuk është larguar, është detyruar që të shkojë në punë se do të mbajë familjen. Por nuk është marrë në mbrojtje nga policia.

Ndaj ti është qëlluar tre herë. Por shoferi veproi shpejt dhe u largua. Pistoleta që përdorin autorët është me silenciator. Arma u është bllokuar, dhe nuk patën mundësi të qëllojnë më shumë se tre herë. E qëlluan së dyti gjatë ndjekjes në qytet dhe rrugës.

Arma tjetër që hapën zjarr nuk është ishte më me silenciator dhe qëlluan haptazi pa e vrarë mendjen se mund të ketë polici përpara, apo njerëz rrugës. Kjo më shqetëson lehtësia me të cilën vrasës të tillë marrin guximin” tha ai./ db/Abcnews.al