Videoja e re ku Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku po bën xhiron e botës

schedule07:39 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 07:39 - 1 Dhjetor, 2022

Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në një video të re promovuese për Lojërat Invictus 2023. Në videon bardh e zi,çifti mund të shihen duke luajtur pingpong dhe me siguri do të jenë reklama më e mirë për lojërat që do të zhvillohet në Dusseldorf nga 9 deri më 16 dhjetor 2022.

Në video, Princi Harry shfaqet teksa mirëpret rivalen e tij të re, e cila nuk është askush tjetër veç gruaja e tij e dashur, Meghan, me të cilën ka dy fëmijë, Archie dhe Lilybet. “A jeni gati? Përvoja e pabesueshme e Invictus Games është më afër se kurrë, “thuhet në të.

Publikimi i videos përkoi me vizitën e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Boston. Çifti mbretëror do të bëjë një vizitë tre-ditore në qytetin amerikan si pjesë e festimeve për Çmimet e Dyta Earthshot./abcnews.al