VIDEO/ Zjarri te ‘Komuna e Parisit’, momenti kur zjarrfikësit evakuojnë banorët me anë të shkallëve

schedule19:05 - 25 Janar, 2025

schedule 19:05 - 25 Janar, 2025

TIRANË- Garazhi i një pallati tetë katësh në “Komunën e Parisit” është përfshirë në flakët mbrëmjen e kësaj të shtunë në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin e pallateve, i njohur ndryshe si “Kika 1”.

Abc News ka siguruar pamje nga momenti kur zjarrfikësit po evakuojnë disa prej banorëve , me anë të shkallëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!