VIDEO/ Zjarri “shkrumbon” dhomën e repartit të Pneumologjisë, reagon Spitali Rajonal i Shkodrës: Pacientët u evakuuan në kohë

schedule09:32 - 22 Prill, 2023

schedule 09:32 - 22 Prill, 2023

 

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05 një zjarr ra në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia njoftoi se zjarri ra në katin e katërt të spitalit, në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Si pasojë një dhomë e repartit siç duket edhe në pamje është shkrumbuar totalisht.

Në njoftim thuhej  paraprakisht se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental, ndërsa  gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se shkak ka qenë një bombul gazi.

LEXO EDHE: Zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës, çfarë dyshohet

Së fundmi me anë të një reagimi, Spitali Rajonal i Shkodrës thotë se nuk ka pacientë të lënduar dhe se po merren masa për riparimin e ambientit.

Reagimi:

Spitali Rajonal Shkodër: Nuk ka pacientë të lënduar, po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit. Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.

Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!