Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj ditë e sotme ne Peqin ka dalë jashtë kontrollit.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se zjarri është afruar pranë banesave, siç shihet edhe nga pamjet ndërsa së fundmi mësohet se flakët i janë afruar spitalit të qytetit.
Ndërkaq, zyrtaret e bashkisë së Peqinit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë edhe shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit dhe Rrogozhinës, por terreni është i thyer dhe është e pamundur neutralizimi i flakëve.
Vatra e zjarrit u aktivizua mëngjesin e sotëm dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. /abcnews.al