VIDEO/ Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit, flakët drejt shuarjes, të angazhuar zjarrfikës dhe efektivë të FA

schedule09:12 - 18 Qershor, 2025

schedule 09:12 - 18 Qershor, 2025

Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit drejt shuarjes së plotë pas ndërhyrje intensive për të mbrojtur parkun e gjelbër të qytetit.

Situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit është drejt normalizimit të plotë. Zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 1 ha të parkut të gjelbër të qytetit.

Pavarësisht përmasave të mëdha që morën flakët, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse të Elbasanit dhe Librazhdit, si dhe të Forcave të Armatosura, zjarri u vu nën kontroll gjatë orëve të vona të natës. Në terren u angazhuan 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës i Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale Mengël, të cilët luajtën një rol kyç në izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij.

Aktualisht, situata paraqitet e qetë me disa vatra të vogla që po shuhen dhe monitorohen nga ekipet në terren. Punonjësit  e shërbimit zjarrfikës janë  angazhuar për izolimin përfundimtar të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim për shkak të kushteve atmosferike, veçanërisht të erës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!