Zjarri në Mirditë/ Terreni i vështirë, nuk mundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

schedule11:30 - 2 Shtator, 2024

schedule 11:30 - 2 Shtator, 2024

Zjarri që ka përfshirë prej pesë ditësh pyjet e disa fshatrave të njësisë administrative Fan vijon të jetë aktiv.

Të hënën, për shuarjen e flakëve u angazhua edhe një helikopter i ushtrisë.

Nga toka, ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Zjarrfikësit e Mirditës si dhe qyteteve të tjera, Kamzës e Tiranës, janë përqendruar në zonat e banuara, kryesisht në fshatrat Xhuxhe, Petoq, Shëngjin dhe Lajthize për të mos lejuar që flakët t`u afrohen shtëpive.

Deri më tani dëmet e shkaktuara në pyje janë të mëdha.

Përveç Lezhës vatra aktive sipas ministrisë së mbrojtjes ka edhe në fshatrat Surroj dhe Barrë në Qarkun e Kukësit si dhe në fshatin Sopot në Delvinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!