VIDEO/ Zjarret në Kaliforni, mijëra qytetarë evakuohen nga banesat

schedule08:56 - 27 Korrik, 2024

schedule 08:56 - 27 Korrik, 2024

Rreth 4,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kaliforni për shkak se një zjarr i madh u përhap me shpejtësi duke u rrezikuar jetën.

Pavarësisht ndërhyrjes së 1,700 zjarrfikësve, situata vazhdon të mbetet shqetësuese.

Zjarri ka djegur rreth 134 ndërtesa që nga dita e djeshme dhe situata mbetet e pakontrolluar, sipas Shërbimit të zjarreve në Kaliforni.