Vijon lufta me flakët në bashkinë e Dropullit.
Nga flakët është përfshirë edhe fshati Terihat, ku nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihen flakë dhe tym, shumë pranë disa shtëpive.
Gazetari Elidon Berberi në një raportim për ABC News u shpreh se “Nëse vazhdohet me këto ritme do u kërkohet evakuim banorëve. Më është pohuar që do të ketë ndërhyrje nga ajri për të menaxhuar dhe shuar flakët.”
Prej ditësh disa zona në bashkinë e Dropullit janë përfshirë nga flakët, ku ka pasur ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve.
/abcnews.al