Zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në Zadrimë të Lezhës.
Zjarri ra në zonën e fshatit Kodhel në një sipërfaqe tokë bujqësore dhe menjëherë u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë me barishte.
Në godinë ka pësuar djegie të konsiderueshme në Krajan ku jetonin dy të moshuar, por fatmirësisht janë larguar sapo kanë parë flakët. Zjarri ka përfshirë një territor të gjerë ndërmjet Krajinit, Kodhelit, Baqelit e Dajci.
Në zonë kanë ndërhyrë zjarrfikësit që po punojnë për vendosjen e flakëve nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri dhe kanë nisur hetimet.
/abcnews.al