VIDEO/ Zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve në Vorë, shtëllunga të mëdha tymi në zonë

schedule08:15 - 31 Korrik, 2024

schedule 08:15 - 31 Korrik, 2024

Një fabrikë për prodhimin e këpucëve është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, në Vorë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Siç shihet edhe nga pamjet, shtëllunga të mëdha tymi kanë përfshirë zonën ku ndodhet magazina. Deri më tani, raportohet vetëm për dëme materiale.

Magazina ka qenë e mbushur me materiale plastike. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në momentin e zjarrit, kanë qenë rojet e magazinës, të cilët fatmirësisht kanë mundur të largohen pa dëmtime./abcnews.al