Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Xhafzotaj të Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj raporton se nuk ka persona të lënduar. Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë në një fabrikë të jashtme që prodhon karrige metalike. Burime nga reparti zjarrfikës bëjnë të ditur se shkak për zjarrin është bërë një rrjedhje gazi. /abcnews.al