LEZHË- Një vatër zjarri përfshiu paraditen e kësaj të mërkure zonën e Kunës, në Shëngjin.
Flakët ranë në pjesën e lagunës dhe, për shkak të erës së fortë, u përhapen me shpejtës.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit u vunë menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, te cilat u vunë menjëherë nen kontroll.
Banorët e zonës kanë raportuar tym të dendur që shihet nga distanca, ndërkohë që flaket përfshinë një zonë me kallamishte, por fatmirësisht falë ndërhyrjes se shpejtë të zjarrfikësve u pengua depërtimi i tyre ne një zonë më të gjerë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./abcnews.al

