VIDEO/ Zjarr masiv në një çerdhe në Florida

schedule22:31 - 16 Shkurt, 2023

schedule 22:31 - 16 Shkurt, 2023

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një çerdhe në qytetin Kissimmee, në Florida, SHBA, forca të fuqishme zjarrfikëse janë mobilizuar për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri ka rënë në mëngjes dhe ka marrë me shpejtësi përmasa të mëdha, për pasojë një sipërfaqe prej tetë hektarësh është djegur.

Siç njoftoi një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës, “75 zjarrfikëse me 21 automjete janë ende duke bërë përpjekje për të vënë zjarrin nën kontroll të plotë.”

Videot e transmetuara nga mediat amerikane tregojnë objektet e djegura dhe tymin e dendur.

Të gjithë punonjësit janë evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar.

Çerdhja ndodhet 20 kilometra larg parkut tematik Disney World në Orlando, Florida. /abcnews.al