VIDEO | Ziyech është fenomen, Ajax shtyp kundërshtarin e radhës

schedule15:11 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:11 - 22 Dhjetor, 2019

Ajax ka fituar me rezultatin 6-1 kundër Den Haag në kampionatin holandez, duke vazhduar marshimin në krye të renditjes. Të besuarit e Ten Haag, bënë një ndeshje të shkëlqyer dhe që në pjesën e parë, udhëhiqnin me rezultatin 4-0. Hakim Ziyech bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe ishte pikërisht ylli maroken që shënoi golin e parë të sfidës.

Goli i tij ishte fantastik, duke shtangur portierin mik dhe duke gjetur cepin e largët të portës. Ziyech asistoi dhe golin e Dony Van de Beek, që dyfishoi shifrat. Në listën e golashënuesve u shtuan dhe dy të rinjtë, Jurgen Ekkelenkamp dhe Ryan Gravenberch.

Në pjesën e dytë, shënuan Tadiç dhe Traore, duke çuar shifrat në 6-0, ndërsa golin e vetëm për miqtë, e shënoi Gossenss në minutat e fundit. Ajax ngjitet në kuotën e 44 pikëve dhe mban AZ Alkmaar mbrapa me tre pikë. Duket se edhe këtë sezon, Ajax do të fitojë titullin kampion në Holandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!