VIDEO/ Zinchenko zhbllokon ndeshjen, Forsberg i kundërpërgjigjet në limite

schedule21:45 - 29 Qershor, 2021

schedule 21:45 - 29 Qershor, 2021

Oleksandr Zinchenko zhbllokon ndeshjen e radhës në EURO 2020, mes Suedisë dhe Ukrainë që po luhet në Glasgou.

Mbrojtësi i Manchester City nuk fali me një gjuajtje brenda zonës në minutën e 27-të dhe tani skuadra e Shevchenko ka shanse të mira për të kaluar në çerekfinale të EURO 2020.

Gjithsesi deri në fundin e pjesë së parë pati edhe një gol tjetër. Emil Forsberg, me një gositje të fortë nga distanca dhe pas një devijimi të topit, arriti të barazonte. /abcnews.al