Edon Zhegrova ka gjetur golin e parë në sezonin e ri. Sulmuesi dardan, pjesë e Basel prej shkurtit të vitit të kaluar, i dhuroi avantazhin e përkohshëm ekipit zviceran në sfidën shtëpiake ndaj Luzern.
Minuta e 36-të, rezultati ishte 1-1 dhe 21-vjeçari i lindur në Gjermani, gjeti rrugën e rrjetës pas disa driblimeve të njëpasnjëshme.
Finalizim i bukur i talentit të Kosovës, i cili është një nga të grumbulluarit e trajnerit Challandes për sfidën historike ndaj Maqedonisë së Veriut (8 tetor) në gjysmëfinalen e Nations League. /abcnews.al