Edon Zhegrova po rritet dita-ditës dhe talenti dardan, po shkëlqen me skuadrën e Basel në Zvicër. 20-vjeçari u shndërrua në protagonist absolut në takimin e sotëm përballë kampionëve të Young Boys, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër.
Që në minutën e gjashtë, ylli dardan driblon mjaft mirë brenda zone dhe servir Arthur, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Basel shënoi dhe njëherë tjetër në minutën e 13-të, për t’i çuar shifrat në 2-0.
Në pjesën e dytë, Zhegrova do të shënonte vetë. 20 vjeçari i talentuar driblon një kundërshtar dhe spostohet drejt qendrës. Në hyrje të zonës, gjuan me të majtën dhe nuk i jep asnjë shans portierit mik. Ndeshje e shkëlqyer deri më tani për sulmuesin dardan./abcnews.al

