VIDEO/ Zhbllokohet takimi në “San Siro”, një afrikan befason Interin

schedule20:56 - 26 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 26 Shtator, 2020

Tre minuta kanë mjaftuar që të shohim golin e parë në ndeshjen Inter-Fiorentina. Miqtë kanë gjetur shumë shpejt golin e avantazhit në “San Siro”.

Autori është Cristian Kouame. Pasiguri e mbrojtjes së ekipit të Antonio Contes dhe 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë dërgoi topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Jack Bonaventura.

Një nisje fantastike për ekipin nga Firence, që fitoi edhe në debutim kundër Torinos. Tashmë pritet reagimi i zikaltërve, që nuk do të pajtohen aspak me këtë rezultat. /abcnews.al