VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Bernardo Silva shënon një gol fantastik ndaj Newcastle

schedule19:04 - 13 Janar, 2024

schedule 19:04 - 13 Janar, 2024

Ka nisur me shumë vrull përballja, mes “Bardhezinjve” të Newcastle dhe “Qytetarëve” të Manchester City, teksa pas rasteve të shumta për shënim, si dhe një goli të anulluar nga vendasit ka ardhur dhe goli i parë i sfidës.

Një krosim perfekt i anësorit Kyle Walker kapet bukur në ajër nga “fantazisti”, Bernardo Silva, me portugezin, që dërgon me një “finte” topin në rrjetën e Dubravka, duke nisur festën e skuadrës së Pep Guardiola-s. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: