VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Andoni i jep i avantazhin “Nëndetëses Blu”

schedule16:38 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 16:38 - 3 Dhjetor, 2023

Teksa pritej që gjithçka të mbyllej me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, në sfidën mes “bluve” të Dinamo City dhe “bardhezinjve” të Laçit, vendasit kanë arritur të ndryshojnë “fatet” e sfidës, duke gjetur golin e parë.

Pas një aksion fantastik të senegalezit, Bakary Goudiaby, ky i fundit dërgon një pasim fantastik te “bomberi”, Fatjon Andoni, i cili me një goditje potente mposht portierin Dajsinani, për ta çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: