Vetëm 6 minuta lojë u kanë mjaftuar skuadrës së Skënderbeut për të zhbllokuar sfidën e kësaj të diele, ndaj “Verilindorëve” të Kukësit, të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.
Nga një rrëmujë në zonën e “Verilindorëve” kanë përfituar djemtë e teknikut, Ivan Gvozdenovic, me 19-vjeçarin e sulmit, Ermir Rashica, i cili kap topin papritur për të dërguar pas shpatullave të Tafas. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al