Pas deklaratës nga Presidenti i Ukrainës Zelensky mbi telefonatën me kryeministrin Rama, ky i fundit ka zbuluar edhe një pjesë të përmbajtjes së saj. Më herët, Zelensky tha se kishte zhvillur një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai shkruan në Twitter se folën me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Ai u shpreh se e vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës.
“Pata një bisedë telefonike me ?? Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të ??. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky në Twitter.
Me poshte biseda e zbardhur:
ER: Alo?
VZ: Alo, Kryeministër,
ER: Po
VZ: Jam Presidenti I Ukrainës
ER: Z. President, si jeni?
VZ: Falemnderit shumë, Z. Kryeministër, falemnderit për këtë telefonatë
ER: Jo, falemnderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni. /abcnews.al