VIDEO/ Zbardhet dëshmia: Grabitësit rrahën rojen e karburantit, morën paratë

schedule12:47 - 21 Janar, 2020

schedule 12:47 - 21 Janar, 2020

Një pikë karburanti ka rënë bërë pre e grabitësve në Bilisht. Sipas policisë, tre persona ende të paidentifikuar, pasi e kanë kërcënuar dhe dhunuar rojen, i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe eurosh.


Sipas dëshmisë së pronarit të karburantiti, kanë qenë tre persona të maskuar dhe pasi kanë dhunuar rojën kanë mundur të marrin një shumë prej 40 mijë lekësh, ndërkohë që më pas janë larguar me një automjet në drejtim të paditur. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e 20 janarit, ndërsa është raportuar nga policia 24 orë më vonë.

Nga hetimet bëhet e ditur se dy prej grabitëse janë futur me forcë brenda në kabinën ku ndodhej roja. Pasi e kanë goditur kanë arritur të marrin nga ai të gjithë xhiron ditore. Në momentin që autorët kanë kryer grabitjen kanë qenë të paarmatosur.

Pas pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së vetë biznesit, është konstatuar se autorët janë larguar me një automjet që i priste pak metra larg karburantit.

Kjo nuk është hera e parë që pronari i kësaj pike karburanti bie pre e grabitjes. Kohë më parë një tjetër pikë në aksin Korçë-Kapshticë u grabit, ndërsa edhe për këtë ngjarje policia nuk pati asnjë të ndaluar./abcnews.al