VIDEO/ Zbardhen 10 raste të vjedhjeve në Tiranë, një i arrestuar dhe një i proceduar

schedule11:51 - 26 Qershor, 2025

schedule 11:51 - 26 Qershor, 2025

Tiranë- Dy shtetas janë që ishin shpallur në kërkim janë identifikuar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës janar-qershor kanë vjedhur 10 biçikleta dhe motomjete elektrike, në lagje të ndryshme gjatë natës.

Ndërkohe hetimet vijojnë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!