“Demat” torinezë kanë arritur një fitore madhështore mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në “Stadio Olimpico di Torino” kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 3 me 0, “bergamaskët” e Atalanta, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A .
Një gol i Nikola Vlasic, në minutën e 56’-të dhe një dopietë e ish-“zikaltërit”, Duvan Zapata, i cili merr “hak” ndaj ish-skuadrës së tij, në minutën 22’ e 95’ mjaftuan, që skuadra e teknikut Ivan Juric, të fitojë 3 pikë “të arta” në garën për një vend në kompeticionet evropian, sezonin e ardhshëm.
Ndodhi tjetër në këtë ndeshje, tejet e padëshiruar të tifozët e Kombëtares sonë dhe vetë stafit të “legjionarëve” është edhe largimi i kapitenit, Berat Gjimshiti, nga fusha e lojës në minutën e 19’-të të sfidës, me 30-vjeçarin, që ndjeu një shqetësim dhe tashmë duhet pritur dita e nesërme për të zbuluar rezultat e testeve mjekësore.
Kështu, falë kësaj fitoreje, Torino ngjitet në vendin e 10-të të tabelës, me 19 pikë, teksa synon sigurimin e një prej “biletave” të tureve evropiane të sezonit të ardhshëm, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 8 të renditjes, me 20 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Duvan Zapata, 1-0:
Goli i Antonio Sanabria, 2-0:
Goli i Nikola Vlasic, 3-0: