Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Fierit, ku si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, u lënduan 3 anëtarët e familjes dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Të lënduarit janë nisur drejt spitali të Traumës për shkak të plagëve të shumta që kanë marrë në trup.
LEXO EDHE: VIDEO/ “I gjetëm të mbuluar në gjak”, flasin fqinjët e familjes që u plagos nga bombola e gazit
Në gjendje më të rënduar njoftohet se është vajza e familjes.
Duke folur për mediat disa prej fqinjëve janë shprehur se shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa të lënduarit i kanë gjetur të mbuluar me gjak.
Në pamjet e siguruara nga ABC News, dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi janë shkatërruar mobiljet, orenditë dhe janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve.r.t/abcnews.al