ELBASAN- 58-vjeçari Tefik Tashi, i cili ditë më parë vrau me sëpatë kunatën e tij është është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Pas shoqërimit në polici, ai ka rrëfyer se e kreu krimin i vetëdijshëm, pasi kunata e tij Alma Qevani e kishte ofenduar.
Gazetarja Edisona Skënderi referuar dëshmisë së 58-vjecarit, raporton se autori i dyshuar ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë.
Edhe në seancën e sotme autori i dyshuar nuk ka shprehur asnjë pendesë për krimin e kryer.
“Nuk ka shprehur asnjë shenjë pendese. Ka pranuar se e ka bërë vrasjen në mënyrë të përgjegjshme”, raportoi gazetarja Skënderi.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Kusarth të Elbasanit. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç/abcnews.al