VIDEO/ Vrau kolegun e tij, polici qëllon për vdekje 50 vjeçarin

schedule13:33 - 15 Mars, 2024

schedule 13:33 - 15 Mars, 2024

Momenti kur 59-vjeçari Rafael Molina u qëllua për vdekje nga policia në Florida pak minuta pasi kishte vrarë një koleg në një stacion autobusi, u filmua nga kamera në veshjen e një prej oficerëve.

Në video shihen policët teksa i afrohen autobusit në të cilin ishte 59-vjeçari dhe hapin zjarr. Sipas kreut të policisë, 59-vjeçari ka qëlluar 6 herë në drejtim të policisë të cilët janë përgjigjur me të paktën 50 plumba.

“Ai kishte vendosur se çfarë do të bënte atë ditë dhe donte të vriste sa më shumë njerëz, përfshirë edhe oficerë policie”, tha një oficer për 59-vjeçarin.

Siç u bë e ditur, 59-vjeçari pak para betejës me policinë kishte vrarë kolegun e tij 42-vjeçar, Warren Chambers, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Sipas pamjeve të një kamere sigurie, pasi ndërroi rrobat, 59-vjeçari ka nxjerrë armën nga çanta e drekës që kishte me vete dhe ka qëlluar disa herë 42-vjeçarin nga një distancë e shkurtër.

Sipas mediave amerikane, shkak i vrasjes është bërë një sherr mes 59-vjeçarit dhe 42-vjeçarit, pa u bërë të ditura detaje të tjera.

/abcnews.al