VIDEO/ Vrau bashkëjetuesen e djalit: Një grusht njerëzish shoqërojnë në varr Xhevair Hoxhën, policia rrethon zonën

schedule11:26 - 13 Prill, 2022

schedule 11:26 - 13 Prill, 2022

Ka përfunduar ceremonia e varrimit të Xhevair Hoxhës, 61-vjeçarit që vrau me thikë mesditën e djeshme bashkëjetuesen e djalit të tij Fatjonit pasi kishte kundërshtuar prej vitesh lidhjen e tyre.

Hoxha vari veten në një pemë pranë shtëpisë pasi i mori jetën Merushe Hazizit, të cilën e fajësojnë për ndarjen e djalit të tij nga bashkëshortja e mëparshme, me të cilën kishte një djalë 8 vjeç.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

Ai është shoqëruar nga një numër i vogël personash për në banesën e fundit, ndërsa janë vërejtur forca të shumta policie në zonë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme nga familjarët e viktimës.

Lexo edhe: VIDEO/ I shoqi vrau bashkëjetuesen e djalit, nënë e 3 fëmijëve, vjehrra nuk mjaftohet: Ajo ishte shkaku që djali na la nusen me fëmijë

30-vjeçarja u vra dje nga Xhevair Hoxha pasi djali ishte në punë. 61-vjeçari nuk kishte qenë dakord me bashkëjetesën e djalit të tij me Merushe Hazizin pasi sipas tij ajo nuk ishte nuse e denjë për të birin.

Familja kishte patur sherre prej kohësh për këtë çështje dhe autori e kishte paralajmëruar vrasjen, por askush nga të afërmit dhe fqinjët nuk bëri një denoncim në polici për të shmangur ngjarjen e djeshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!