VIDEO/ Vrasja e trefishtë në Memaliaj, kontrolle në aksin Levan-Tepelenë për kapjen e autorëve

schedule09:57 - 21 Korrik, 2024

schedule 09:57 - 21 Korrik, 2024

Uniformat blu po zhvillojnë kontrolle në aksin Levan-Tepelenë, në kërkim të autorëve të ngjarjes tragjike në Memaliaj.

Pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve janë ngritur në qytetet si Berat dhe Vlorë.

Nga atentati kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.

Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Sakaq vëllezërit Kalemi, janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, i cili mbeti i vdekur në një atentat mafioz, ndërsa makina me të cilën lëvizte shpërtheu si pasojë e një sasie tritoli të vendosur në të. Ngjarje e ndodhur më 11 qershor 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!