VIDEO/ Vrasja e Nikulajt, lëvizjet e autorit pak para kryerjes së krimit, kishte “dështuar” disa herë më parë

schedule20:15 - 26 Prill, 2023

schedule 20:15 - 26 Prill, 2023

Një javë pas ekzekutimit të biznesmenit, Ardian Nikulaj në Lezhë, në ambientet e biznesit të tij, Policia e Shtetit doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

Kryepolici, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se ngjarja e Lezhës është zbardhur dhe se për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 6 shtetas, 4 britanikë, 1 portugez dhe një shqiptar.

LEXO EDHE: “Nikulaj”, vrasje portugeze, policia e sigurt: Ekzekutorë, një bandë e huaj

Rrumbullaku dhe se personat kanë vepruar  si një bandë, ndërsa vrasësi ka qenë shtetasi portugez, Ruben Saraiva.

Personat e tjerë të përfshirë në krim janë, shqiptari, Edmond Haxhia, dhe 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

LEXO EDHE: EMRAT/ Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, këta janë 6 personat e përfshirë në ngjarje

ABC News ka siguruar pamjet, ku shihet autori i vrasjes pak çaste para se ty kryente krimin. Sipas gazetarit Ermal Vija, shtetasi portugez ishte nisur disa herë për të kryer vrasjes, por mundi ta kryente vetëm në datën 19 prill.

Sipas një fotoje, Nikulaj u mbajt nën vëzhgim për ditë me radhë nga shtetasi britanik, Steven Hun, i cili qëndronte në hotelin e biznesmenit 50-vjeçar.

LEXO EDHE: EMRI/ Zbulohet kush “porositi” vrasjen e Ardian Nikulajt, ja si mbahej nën vëzhgim viktima

Autorët u zbuluan nga një makinë tip “Passat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!