VIDEO/ Vrasja e efektivit në Fier, policia dhe FNSH kontrolle në autostradën Levan-Vlorë

schedule14:30 - 13 Maj, 2024

schedule 14:30 - 13 Maj, 2024

Një efektiv policie, 28 vjeç ka mbetur i vrarë, pas një konflikti të çastit. Efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia është vrarë pak momente para se të merrte shërbimin.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e këtij krimi. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Asllan Mernica.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia e Vlorës në hyrje të qytetit në pikën lidhëse në autostradën Levan-Vlorë ka nisur kontrollet e automjeteve.

Jo vetëm policia e Vlorës, por e angazhuar në kontrolle edhe FNSH. Fokusi i kontrolleve automjetet që futen në Vlorë që mund të vijnë edhe nga Fieri.

Qëllimi i tyre evidentimi dhe arrestimi i autorit të vrasjes në Fier për te cilin ka dyshime se lëvizte me një automjet tip “Audi” ngjyrë Blu sipas burimeve të policisë Vlorë

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!