VIDEO/ Vranë babanë dhe e groposën, lihen në burg tre fëmijët

schedule12:50 - 26 Shkurt, 2024

schedule 12:50 - 26 Shkurt, 2024

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë dhe më pas e groposën në një kasolle pranë banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shkurt në Shënavlash, por u zbulua disa ditë më pas, pas denoncimit se kanë humbur kontaktet me të.

Hygerta Meta mori përsipër autorësinë e vrasjes së babait të saj. Këtë të hënë para gjykatës, 19-vjeçarja deklaroi se është penduar, por tha se ishte e detyruar. Ajo deklaroi para gjykatësve se donte t’ia linte fajit vëllait për krimin dhe shtoi se i ati është përpjekur që ta vrasë, si dhe ka goditur nënën e tyre.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raportoi se ata mbërritën në gjykatë me një automjet të policisë.

“Kanë mbërritur me një automjet të policisë, dy vëllezërit dhe motra që akuzohen për vrasjen dhe groposjen e babait të tyre. Gjyqtare do të jetë Shpëtime Pitaku. Pritet nga çasti në çast të fillojë seanca për njohjen e masave të sigurisë”, raportoi gazetari Musaj.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!