VIDEO/ Vodhi para në një banesë në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari

schedule13:15 - 8 Gusht, 2024

schedule 13:15 - 8 Gusht, 2024

Një 30-vjeçar ka vjedhur para në një banesë në Tiranë. I riu është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se 30-vjeçari Elidon Alla ka vjedhur 900 000 lekë të rinj.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 2800 euro që janë produkt i veprës penale, gjithashtu iu gjetën edhe  veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”.

Si rezultat u arrestua shtetasi 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!