Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vllaznia luan miqësoren e parë, barazon ndaj kampionëve të Malit të Zi

schedule21:57 - 19 Qershor, 2021

schedule 21:57 - 19 Qershor, 2021

Vllaznia ka luajtur sot ndeshjen e parë miqësore pas mbylljes së sezonit. Shkodranët janë grumbulluar prej ditësh dhe vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e Conference League ndaj Siroki Brijeg.

Përballë sot ishin kampionët e Malit të Zi, Buducnost, me ndeshjen,m që u mbyll me shifrat 1-1 dhe Vllaznia tregoi se është po e njëjta e sezonit të shkuar, pavarësisht largimeve në seri gjatë javëve të fundit.

https://streamable.com/64hf8m

Në “Gradski Stadion” vendasit shënuan të parët, duke gjetur rrjetën me Mijovic që në minutën e 5-të. Pas kësaj Vllaznia ishte më kërkuese dhe këmbëngulëse në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e malazezëve, por në të dytën Vllaznia e riktheu lojën në favorin e saj dhe mundi të barazojë me golin e talentit Mehdi Çoba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!