VIDEO/ Vlahoviç në Torino, sulmuesi mbërriti në ‘J Medical’ për testet mjekësore

schedule09:58 - 28 Janar, 2022

schedule 09:58 - 28 Janar, 2022

Dusan Vlahoviç ka mbërritur pak çaste më parë në Torino, saktësisht te ‘J Medical’ për të kryer ekzaminimet mjekësore me klubin e Juventus.

Ky transferim është i bujshëm pasi Juventus ka sjellë në Torino një ‘bomber’ për një shumë tepër të lartë, 75 milion euro.

Nënshkrimi pritet sot pasi të mbarojnë me sukses vizitat mjekësore./h.ll/abcnews.al