Video virale/ Politikanët “grabisin” suksesin e medaljeve të arta Olimpike, nënkampioni i botës: Ikni nga Shqipëria

schedule13:09 - 27 Korrik, 2021

schedule 13:09 - 27 Korrik, 2021

Teksa, Nora Gjakova bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke fituar një tjetër medalje ari për Kosovën në Lojrat Olimpike, shumë politikanë nxituan për të treguar mbështetjen e tyre, madje duke i thurur edhe lavde, megjithëse para këtij triumfi shumë pak prej tyre e njihnin sportisten.

Historia duket se nuk ndryshon, me sportistë që triumfojnë dhe me politikanët që duket se kërkojnë që të “grabisin” suksesin e tyre. Por kjo mbështetje vjen vetëm atëherë kur ata janë fitues, ndërsa në shkallët dhe vështirësitë e punës që i ka çuar tek ky sukses, sportistët lihen mënjanë nga politika, madje në shumë raste nuk u ofrohen as kushtet për tu stërvitur ashtu siç duhet. Sikur të mos mjaftonte kjo përbuzje, në momentin që këta persona sjellin medaljet janë heronj, ndërsa më pas trajtohen si të mos kishin qenë kurrë të tillë.

Ilustrimin më të duhur për këtë fakt e sjell, gazetari Altin Tufa, i cili me anë të një video përplas dy realitet që ndodh në Shqipëri. Video e tij është bërë virale në rrjet dhe kjo nga fakti se sjell një realitet të hidhur në vendin tonë ku në politikanët dje shpërthyen në urata për Nora Gjakovën e cila fitoi medalje ari. Ndërsa në pjesën e dytë të videos shfaqet nënkampioni i botës në shtangë, Ilir Suli, njeriu që ka fituar shumë dekorime në momentin kur ndodhej në kulmin e tij, ndërsa tanimë është lënë në harrës, pa kurrfarë mbështetje.

Fjalët e Ilir Sulit janë goditje e madhe teksa thotë “Ikni nga Shqipëria”. Ndërkohë urojmë që Nora që bëri krenarë të gjithë të mos pësojë të njëjtin fat.

Ju ftojmë të ndiqni videon e postuar nga gazetari Altin Tufa:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by #jepiplako (@altin_tufa)