VIDEO/ Vila mposht Likën me një goditje fluturimthi, festojnë Teuta dhe Kukësi

schedule20:30 - 15 Qershor, 2020

schedule 20:30 - 15 Qershor, 2020

Vjen goli i parë në ndeshjen Teuta-Tirana. Vendasit kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 26-të dhe autori është Emiljano Vila. 32-vjeçari realizoi një gol shumë të bukur.

Ai shfrytëzoi një top të Lorenco Vilës dhe mposhti Likën me një goditje fluturimthi. Avantazh shumë i rëndësishëm për skuadrën e Martinit, teksa këtij goli i gëzohet edhe Kukësi.

Tani pritet reagimi i bardhebluve kryesues, të cilët kanë treguar disa herë në këtë sezon se janë në gjendje për të përmbysur rezultatin. /abcnews.al

Kategoria Superiore, java 29
Teuta – Tirana 1-0
(E. Vila 26′)