VIDEO/ “Vikingu” rikthehet te goli në Champions, City rimerr avantazhin ndaj Young Boys

schedule22:36 - 25 Tetor, 2023

schedule 22:36 - 25 Tetor, 2023

Vetëm 15′ minuta pas golit të barazimit, “qytetarët” e Manchester City kanë ndëshkuar sërish vendasit e Young Boys, kësaj radhe me anë të “bomberit” skandinaz, Erling Braut Haaland, i cili shënon golin e parë për këtë sezon në UEFA Champions League.

Një 11-metërsh i akorduar nga portieri Krogh ekzekutohet më së miri nga “vikingu” i sulmit të Manchester City, i cili me një goditje potente mposht lehtësisht portierin Racioppi, duke dyfishuar shifrat. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: