Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi. Njëri prej të arrestuarve mësohet se ishte punonjës i firmës.
Sipas hetimeve ka rezultuar se 65-vjeçari drejtues i kamionit të firmës së ndërtimit vidhte sasi karburanti, në bashkëpunim me 26-vjeçarin.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/