Autoritetet italiane kanë arrestuar mëngjesin e sotëm, disa persona të akuzuar si pjesë e një bande kriminale grabitësish. Të arrestuarit, shqiptarë dhe italianë, hynin të armatosur nëpër vila dhe shtëpi të izoluara, duke grabitur pronarët e tyre ndërsa flinin.
Sipas autoriteteve italiane banda akuzohet për 17 grabitje në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia. Ata vidhnin orë të shtrenjta, ar, para, veshje, makina, pajisje të tjera gjithashtu dhe armë të mbajtura ligjërisht nga pronarët e gjithçka tjetër që ndodhej në shtëpi.
Autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e personave ndërsa vazhdojnë ende hetimet për zbulimin e gjithë aktivitetit të kësaj bande./abcnews.al