Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se shkolla 9 vjeçare Ismail Qemali në qytetin e Shkodrës është vjedhur gjatë natës.
Në këtë shkollë është hera e para që tentohet të vidhet, ndërsa mësohet se autorët kanë marrë vetëm një laptop.
Hajdutët kanë tentuar të futen në sallën e kodimit, ku ruhen dokumenta me vlerë.
Duket se ata kanë pasur një qëllim të caktuar dhe jo për të grabitur sende me vlerë monetare, por nuk kanë arritur dot pasi dera ka qenë e blinduar.
Autorët dyshohet se kanë qenë tre, por kanë qenë të maskuar dhe është i vështirë identifikimi i tyre.r.t/abcnew.al