Uellsi ka marrë një fitore 1-0 përballë Bullgarisë vetëm në minutën e 90+4’. Goli është shënuar nga talenti i Liverpool, Neco Williams. Një ndeshje fantastike për Williams, i cili e kishte dhe ndeshje debutimi.
Mbrojtësi anësor u aktivizua në minutën e 64-ët për të bërë debutimin e tij dhe pas gjysme ore, në sekondat e fundit të sfidës, shënoi për t’i dhënë tre pikët Uellsit, përballë një Bullgaria luftarake.
Me këtë fitore, Bale&Co. ngjiten në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjeve të luajtura, duke mbajtur vendin e parë në Grupin 4 në League B./abcnews.al
Neco Williams first international goal for Wales and it’s a game winning one. pic.twitter.com/NLFMp5nA9J
— Watch LFC (@Watch_LFC) September 6, 2020