VIDEO/ Vëllezërit vrasin qenin e komshiut në Shkodër, banorët i referohen Kanunit

schedule15:16 - 8 Janar, 2020

schedule 15:16 - 8 Janar, 2020

Të shtënat me armë në Grudë të Shkodrës kanë alarmuar policinë gjatë mesditës së sotme.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, blutë e Shkdorës kanë zbuluar se dy vellezër 37 dhe 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Gjergj Mhillajt, ku për fat të mirë nuk ka patur dëme në njerëz.

Por, abcnews.al mëson se të shtënat kanë kapur qenin e shtëpisë, i cili ka ngordhur në vend.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjës, ndërsa banorët flasin nën zë mbi atë që përcakton Kanuni në rastet kur vritet qeni i shtëpisë, cili e konsideron këtë sikur të jetë ekzekutuar në njeri.

Shkoder/Informacion paraprak i policisë

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!