VIDEO/ Vëllai i Rezartës betohet për hakmarrje: Do ia marr jetën Olsit!

schedule16:54 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 16:54 - 16 Dhjetor, 2019

19-vjeçarja Rezarta Xibraku u përcoll sot në banesën e fundit, 4 ditë pasi u gjet e pajetë në shtratin martesor. Rezarta ishte martuar në fshatin Xhyrë të Librazhdit me Olsi Hajdarin, të dielen e kaluar, por jeta e saj u ndërpre në mes në moshë të re dhe rrethana ende të paqarta. Në fillim u tha se çifti i sapomartuar, ishte vetëhelmuar, më pas u raportua se Olsi dhe Rezarta janë asfikësuar nga tymi i mangallit që kishin në dhomën e gjumit. Të dielën (dje) Olsi u ngrit në këmbë duke lënë shtratin e spitalit, ndërsa Rezarta u mor me arkivol nga familjarët e saj.

Sakaq policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur të verteten. Dyshimet për vrasje janë hedhur nga familjarët e Rezartës. Ata pretendojnë se nuk është ngjarje aksidentale, por dyshojnë se e kanë helmuar familjarët e bashkëshortit.

Vëllai Reshit Xibraku, pas ceremonisë mortore tha se “ne arsyen do ta gjejmë në polici. Fola me Olsin në telefon dhe e pyeta si qe ngjarja. Ai thotë mangalli… ne do kërkojmë drejtësi deri në fund. S’do i lë rehat. Siç iku motra ime në dhe do ikë dhe ai! Ne dyshojmë se është vrasje”.

Po kështu edhe i ati dhe e ëma e Rezartës kanë dyshime të forta se vajza e tyre është helmuar dhe kërkojnë që policia të zbardhë te verteten. Nga ana tjetër edhe nëna e Olsit kërkon që policia të zbardhë te verteten, pasi dy familjet po futen në një konflikt të panevojshëm.

Ekspertiza e thelluar mjeko-ligjore do të kërkojë së paku 1 muaj kohë, ku do të analizohen gjithë substancat në trup që mund të kenë shkaktuar vdekjen e 19-vjeçares.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!