VIDEO/ Vazhdon dominimi i kurbinasve, Laçi shënon dhe dy golat të tjerë në portën e Teutës

schedule17:16 - 15 Shtator, 2023

schedule 17:16 - 15 Shtator, 2023

Me përfundimin e pjesës së dytë, me rezultatin 2 me 0, në favor të kurbinasve të Laçit u duk se kundërshtarët e Teutës do të “zgjoheshin” me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kurbinasit kanë vijuar të thellojnë më tej avantazhin.

I pari që shënon në pjesën e dytë të sfidës ishte braziliani William Corderio, i cili pas një harkimi në zonë përfiton nga rrëmuja e krijuar, duke trefishuar shifrat në minutën e 56′ të sfidës dhe vetëm 5 minuta më vonë, “fantazisti”, Mario Bajramaj finalizon bukur një kundërsulm vrastar të “bardhezinjve”, duke e çuar sfidën në rezultatin, 4 me 0. /i.m /abcnews.al  

SHIKONI GOLAT: 

Goli i William Cordeiro, 3-0:

Goli i Mario Bajramajt, 4-0: