VIDEO | Vardy-Maddison zhysin Arsenalin në krizë, triumfon Leicester

schedule20:26 - 9 Nëntor, 2019

schedule 20:26 - 9 Nëntor, 2019

Leicester City ka mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Arsenalit, me gola nga Jamie Vardy dhe James Maddison. “Topçinjtë” e Londrës janë në krizë rezultatesh dhe Unai Emery rrezikon shkarkimin nga kreu i pankinës.

Pjesa e parë në këtë takim, u mbyll e barabartë 0-0, por rastet për dy skuadrat nuk munguan. Në pjesën e dytë, Leicester arriti të shënojë dy herë, duke siguruar tri pikët. Ishte sulmuesi Jamie Vardy ai që shënoi i pari, pas një aksioni perfekt të Leicester.

Më pas, shënoi dhe ylli i “Dhelprave”, James Maddison, duke shtangur gardianin Bernd Leno nga një distancë e largët. Kjo fitore e ngjit Leicesterin në kuotën e 26 pikëve, përkohësisht në vend të dytë, ndërsa Arsenali mbetet me 17 pikë në vend të 6./abcnews.al

Premier League, java 12

Leicester – Arsneal  2-0
Vardy 68′, Maddison 75′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!