VIDEO/ Uzuni harron penalltinë e humbur, jep asistin për golin që i mban në jetë

schedule21:33 - 24 Gusht, 2021

schedule 21:33 - 24 Gusht, 2021

Ferencvarosi luan sot fatet e vazhdimësisë në Champions League dhe përballë ka zviceranët e Young Boys. Një ndeshje e zjarrtë në “Puskas Arena” dhe nuk kishte si të mos ishte protagonist Uzuni.

Nëse në ndeshjen e shkuar humbi një penallti, këtë herë Uzuni është bërë protagonist për mirë, duke dhënë asistin e golit, që i mban në lojë për kualifikimin, duke i çuar shifrat e ndeshjes 2-1 dhe të përgjithshme 4-4.

Uzuni krosoi në minutën e 27 saktë për Ryan Mmaee, i cili nuk fali me kokë. Tërësisht në lojë kualifikimi në grupe, me Uzunin që ka ende kohë të shënojë një gol për të shlyer tërësisht gabimin. /abcnews.al